Qeveria spanjolle i është përgjigjur pretendimeve izraelite se deklaratat e fundit të kryeministrit, Pedro Sanchez për konfliktin “i japin mbështetje terrorizmit”.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares i quajti komentet e qeverisë izraelite “plotësisht të rreme dhe të papranueshme”, raportojnë mediat e huaja.
“Ministria e Punëve të Jashtme është duke analizuar përgjigjen e duhur që do të japim – dhe do të ketë përgjigje për këto akuza të rreme, të pavend dhe të papranueshme”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pohuar se “kryeministrat spanjoll dhe belg nuk e konsideruan Hamasin plotësisht përgjegjës për krimet kundër njerëzimit që ata kryen – masakrën e qytetarëve izraelitë dhe përdorimin e palestinezëve si mburoja njerëzore”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit thirri ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës për shkak të deklaratave të Sanchezit dhe De Croos në Egjipt.
Ndryshe, Spanja pritet që ta njoh pavarësinë e shtetit palestinez pavarësisht faktit që një gjë të tillë nuk e përkrah aktualisht Bashkimi Evropian.