8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ministri serb në Maqedoninë e Veriut lavdëron terroristët e Banjskës, del haptas kundër Kosovës

- Advertisement -

Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, ka thurur lavde për terroristët serbë, kështu duke dalë haptas kundër shtetit të Kosovës.

Ai ka lavdëruar terroristët të cilët gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, vranë edhe heroin Afrim Bunjaku.

“Lavdi e përjetshme popullit serb që me gjithë terrorin e paparë, mbijeton në djepin serb dhe nuk i lë vatrat e tij shekullore përballë bishave të egra të Kurtit dhe dragonjve ndërkombëtarë”. “Lavdi serbëve nga Kosova që dhanë jetën në mbrojtje të shtëpive dhe tokës së tyre amtare nga shtypja dhe tirania në rritje nga autoritetet e regjimit pushtues të Shqiptarit dhe prehu në paqe policit shqiptar”, tha Ivan Stoilkoviq në një deklaratë me shkrim.

Stoilkoviq akuzon Bashkësinë Ndërkombëtare se po abuzon me popullin serb.

Teksa “kërcënon” duke shkruar se ngjarjet e fundit, shqiptarët e Kosovës duhet t’i marrin si paralajmërim ku çdo të shtënë e quan “e shtënë paqeje”.

Ndërsa, shton se qëllim i Kosovës është që t’i dëbohen serbët nga Kosova, pasi sipas tij, paqja pa ta është histori kryesore e shtetit.

“Le t’u mjaftojnë ngjarjet e fundit si një paralajmërim se çdo e shtënë në Kosovë është një e shtënë paqeje dhe ata nuk kanë arritur të dënojnë ose të paktën të tmerrohen nga shumë të shtëna. Por, është gjithnjë e më e qartë se qëllimi i tyre është t’i dëbojnë serbët dhe se paqja pa serbët është historia e tyre kryesore. Në të njëjtën kohë, ata harrojnë se asnjë okupim nuk ka zgjatur përgjithmonë, kështu që as ky”, përfundoi Stoilkoviq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit