Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën e tij për ushtrinë e Kosovës duke e vlerësuar si kërcënim për popullatën serbe në Kosovë sipas tij.
Stefanovic që ka kohë që ka qenë vet në një lloj ekzili nga skena politike serbe pasi disa skandaleve në ministrinë që udhëheqë por së fundi ‘është falur’ nga presidenti serb Vucic, tani është kthyer në skenë me deklarata bombastike në këtë vit zgjedhor në Serbi
“Ushtria e Kosovës është ëndërr dhe trashëgimi e gjeneratave që dhanë jetën për liri” shkas e gjeti këtë deklaratë të kryeministrit Kurti për ushtrinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo deklaratë e Kurtit është një tjetër qëndrim destabilizues që nuk sjell, sipas tij, asgjë të mirë për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, raporton Kosovo-online, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo tregon se Kurti është duke përgatitur një destabilizim të ri. Tregimet dhe gatishmëria për vazhdim të dialogut janë vetëm gënjeshtra me ngjyra. Ndoshta ai është duke menduar që t’i sulmojë hapur të moshuarit, fëmijët dhe gratë, të cilët kërcënohen që të largohen nga pragjet e shtëpive”.
“Kurti qartazi është duke ëndërruar shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin”.
Ndër të tjera, Stefanovic ka deklaruar se Serbia është e gatshme që ta vazhdojë procesin e dialogut në Bruksel si zakonisht, pasi që ankohen disa herë për standarde të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare.