6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ministri Peci largon nga detyra këshilltarin e dyshuar për korrupsion

- Advertisement -

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë vendim sot se do ta lirojë nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj. Vendimi vije pas arrestimit të tij sot në një aksion të hershëm.

“Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra” ka konfirmuar për Insajderin, shefja e kabinetit të ministrit Peci, Flutura Mustafa.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit