24.6 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Ministri Murati mori pjesë në panelin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Marok

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në panelin “Një vit me Programin për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri: Rruga Përpara”.

Sipas një komunikate për medie të Ministrisë së Financave, në këtë panel u diskutua mbi përvojën e deritanishme dhe perspektivën e programit më të ri të FMN-së, që njihet si Programi i Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë. Ky program iu ofron vendeve anëtare të FMN-së qasje në financim afatgjatë për adresimin e sfidave që lidhen me tranzicionin e gjelbër.

“Gjatë diskutimit, Ministri Murati nënvizoi punën e deritanishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në zbatimin e këtij programi dhe mundësitë e krijuara për financim të tranzicionit energjetik. Ai njoftoi të pranishmit edhe për reformat që janë duke u zbatuar në kuadër të programit, në linjë me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat nxisin edhe sektorin privat për investime në energji të ripërtërishme.

Në këtë kontekst, Ministri Murati tha se mbështetja e FMN-së në zbatimin e një sërë masash për të mundësuar tranzicionin energjik të Kosovës do të shërbejë si katalizator për rritjen e mbështetjes si nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë, e veçanërisht nga sektori privat”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

Të fundit