-3 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Ministri Mehaj pret në takim ish-këshilltarin e presidentit Thaçi

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ish-këshilltarin e presidentit Hashim Thaçi, Bislim Zyrapin.

Mehaj ka postuar një fotografi nga takimi me Zyrapin ku tha se në vazhdën e takimeve me autoritete ka pritur në takim ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin.

“Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim. Në vazhdën e takimeve me subjekte e autoritete, sot prita në takim Ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapin”, ka thënë ai.

Mehaj tha se me Zyrapin kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe se u pajtuan që për interest nacionale kërkohet bashkim i forcave pa dallim.

“Me z.Zyrapin diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik dhe mundësisë së angazhimit të potencialit të nevojshëm institucional dhe shoqëror në menaxhimin e suksesshëm të sfidave në mjedisin vendor dhe rajonal të sigurisë. Të dy ishim të qëndrimit se për interesat nacionale kërkohet bashkimi i energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim”, ka thënë Mehaj.

Interesat nacionale kërkojnë bashkimin e energjive, forcave, dijes dhe përvojës së të gjithëve pa dallim.Në vazhdën e…

Posted by Armend Mehaj on Thursday, April 21, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit