Home Lajme Ministri Krasniqi pritet në Departamentin e Shtetit Amerikan

Ministri Krasniqi pritet në Departamentin e Shtetit Amerikan

0
Ministri Krasniqi pritet në Departamentin e Shtetit Amerikan

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është pritur sot në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Atje u prit nga Këshilltari i lartë, Paul Pfeiffer.

Së bashku diskutuan për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, si dhe zgjedhjet në veri.

“Gjatë kësaj ditë takova edhe znj. Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan” njoftoi mes të tjerash ministri Krasniqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Kisha kënaqësi të pritem në takim nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, z. Paul Pfeiffer.

Me këshilltarin z. Pfeiffer diskutuam për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal.

Në veçanti diskutuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale.

Poashtu i falenderova për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.

Gjatë kësaj ditë takova edhe znj. Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan.

 

Exit mobile version