23.1 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Ministri Krasniqi i shkarkon katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit

- Advertisement -

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka liruar nga detyra katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

”Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”, ka thënë Krasniqi.

May be an image of blueprint and text

Pjesë e këtij ekipi kanë qenë Danijela Vujicic, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic.

Draft-statuti i Asociacionit i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është pranuar nga kryeministri Kurti që ka propozuar sipas tij një “draft-viziton” për themelimin e të njëjtit.

Të ngjashme

Të fundit