Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se është absurde që ura e Ibrit e cila ndanë Mitrovicën në dy komuna të jetë ende e mbyllur për qarkullim
Ai këto deklarata i bëri në takimin e organizuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale ku u diskutua sa i përket hapjes së kësaj ure.
Ai ka shtuar se hapja e saj nuk është kundër askujt dhe se qeveria, sipas tij, me këtë vendim nuk e rrezikon por e forcon sigurinë në Veri të vendit.
“Në këtë komunë jetojnë komunitete të ndryshme, kosovarë, serbë, boshnjak e të tjera. Është shumë e rëndësishëm që kjo bisedë, mes nesh duhet të ndërtojmë sa më shumë ura te komunikimit dhe të thellojmë sa më shumë bashkëjetesën tonë. Si qeveri kemi marrë masa konkrete për të mbështetur familjen në këtë zonë. Gjithashtu shoqëria cilivile do ju mbajë drejtë të informuar. Ditëve të fundit është qarkulluar lajmi për hapjen e urës së Ibrit. Në atë plan thuhet se hapja e saj do të ndihmojë shumë dhe do të kontribuojë në shkëmbimin dhe mirëkuptimit. Është absurde që ajo urë të jetë ende e mbyllur. Hapja e saj nuk është kundër askujt, Qeveria nuk e rrezikon por e forcon sigurinë në Veri”, tha Krasniqi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se nga ardhja në pushet në këtë komunë janë ballafaquar me sfida të ndryshëm por që kanë adresuar 90 për qind të brengave të qytetarëve.
Ai sa i përket hapjesë së Urës së Ibrit ka thënë se janë të hapur për te bashkëbiseduar me qytetarët.
“Siç e dini prej zgjedhjeve të jashtëzakonshme kemi ardhur në pushtetin komunal, me te gjitha sfidat që kemi pasur po me vjen mirë që në takimet që kemi pasur me qytetarët e veriut. E dimë që ka ende shumë punë për të kryer për të mos pasur pakënaqësi tek qytetarët. Nëse duhet me cek prej punëve tona jemi shumë krenar që Komunën e Mitrovicës me transformuar, mbi 90 për qind të brengave të qytetarëve i kemi taku dhe i kemi adresuar problemet e tyre me kapacitetet tona. Sa i përket qarkullimit të urës së Ibrit jemi të hapur për te bashkëbiseduar”, ka thënë Atiqi.