1.8 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Ministri Krasniqi del në terren, pas vërshimeve nga reshjet e shiut

- Advertisement -

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dalur në terren pas vërshimeve të shiut në shumë Komuna të vendit.

Krasniqi tha se janë duke përcjellur me vëmendje situatën dhe se është duke biseduar me kryetarët e Komunave.

“Me vëmendje po përcjellim situatën me vërshime pas reshjeve të shumta të shiut. Me disa Kryetarë të Komunave kam biseduar lidhur me situatën aktuale, gjithashtu kam vizituar disa nga lokacionet të cilat kanë pësuar dëme si ura në Vranoc e cila lidh Pejën dhe Deçanin e cila është dëmtuar si pasojë e vërshimeve” shkroi Krasniqi në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, sidomos në rajonin e Dukagjinit, reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të ketë vërshime, dalje të lumenjve nga shtrati dhe dëme materiale të shumta.

 

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit