Sport

Ministri izraelit pretendon se Hamasi ka humbur kontrollin në veri të Gazës

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka pohuar se Hamasi ka “humbur kontrollin” në Gazën veriore, por paralajmëroi se fushata do të marrë “muaj të gjatë” për të përfunduar, jo “një apo dy ditë”.

Në një konferencë shtypi televizive sonte, Yoav Gallant tha gjithashtu se Izraeli ka bërë përparime në qytetin e Gazës, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“I gjithë ky qytet është një bastion i terrorit në të cilin ushtria është në gjendje të manovrojë dhe të veprojë shumë mirë”, tha ai.

Por ai paralajmëroi se afati kohor për luftën përpara do të zgjasë shumë, duke pohuar: “Po flasim për muaj të gjatë, jo për një ditë apo dy”.