Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të vazhdojnë të godasin objektet iraniane dhe do të “heqin lëkurën e gjarprit iranian” në Teheran dhe në çdo vend tjetër.
Kjo sipas tij duke synuar eliminimin e kapaciteteve bërthamore dhe sistemeve të armëve.
“Kjo është një përpjekje e vendosur për të çarmatosur Iranin dhe për të ndaluar kërcënimin që ai përbën ndaj rajonit dhe botës,” tha Katz.
Në vazhdim, zëdhënësi i IDF-së lëshoi një paralajmërim të ashpër për qytetarët iranianë që ndodhen pranë fabrikave të armëve, duke u bërë thirrje të largohen menjëherë nga këto zona për shkak të rrezikut të madh për jetën e tyre. “Qëndrimi afër këtyre objekteve rrezikon jetën tuaj,” theksoi ai.
Kjo deklaratë vjen në një kohë të tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Izraeli po intensifikon goditjet ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon.