Ministri i Mbrojtjes italiane, Guido Crosetto foli për rrezikun e një konflikti shkatërrues dhe shumë më të përhapur, e cila do të fillonte nëse tanket ruse do të mbërrinin në Kiev dhe në kufijtë e Evropës. Këtë deklaratë ai e bëri në një konferencë të mbajtur të premten në Romë.
“Lufta e Tretë Botërore” do të fillonte në momentin që tanket ruse të mbërrijnë në Kiev dhe për rrjedhojë në kufijtë e Evropës. Të mos bësh këtë është e vetmja mënyrë për të ndaluar Luftën e Tretë Botërore”, tha ai duke shtuar se “dekreti i ri për ndihmën ndaj Ukrainës mund të nxirret javën që vjen./abcnews.al/