Ministri i Sportit i Turqisë pritet zyrtarisht, pas ardhjes në Kosovë

- Advertisement -

Në Kosovë ka arritur Ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Osman Askin Bak, për një vizitë zyrtare në prag të ndeshjes së shumëpritur.

Në aeroport, ai u mirëprit nga zëvendëskryeministri Fikrim Damka, i cili konfirmoi edhe ardhjen e tij për opinionin publik.

Ndërkohë, nesër mbrëma, duke nisur nga ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e finales së “playoffit” për kualifikim në Botërorin 2026, ku përballen Kosova dhe Turqia.

Interesimi i tifozëve për këtë duel vendimtar është jashtëzakonisht i lartë dhe pritet një atmosferë e zjarrtë në tribuna.

Të ngjashme

Të fundit