4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ministri i ri i Mbrojtjes: Synim mbetet forcimi i FSK-së, anëtarësimi në NATO

- Advertisement -

Ejup Maqedonci, ministri i sapo emëruar i Mbrojtjes, ka thënë se është i nderuar dhe i privilegjuar që është në krye të këtij dikasteri qeveritar.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka që nga 18 marsi i vitit 1998 kur e ka veshur uniformën e UÇK-së dhe deri më 10 korrik 2023 kur është demobilizuar nga FSK-ja, është përpjekur me tërë qenien e tij fillimisht për lirinë e Kosovës dhe deri sot për ndërtimin e ushtrisë së saj.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës jam në shtëpinë time, andaj ishte aq i natyrshëm pranim dorëzimi i detyrës sot në mesditë nga ish-Ministri Armend Mehaj në prani të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit. E falënderoj ish-Ministrin Mehaj për bashkëpunimin veçanërisht në periudhën e fundit”.

“Pas 25 vitesh me uniformë, nga sot ka nisur një kapitull i ri për mua si ushtarak, por që mbetet brenda të njëjtës shtëpi dhe me të njëjtat synime: forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin e shtetit tonë në NATO, krah partnerëve tanë dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Maqedonci.

Sot paradite, jam emëruar Ministër i Mbrojtjes nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti! Pasi e ka liruar…

Posted by Ejup Maqedonci on Tuesday, August 8, 2023

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit