Ministri i parë i Skocisë, Humza Yousaf, po i bën thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të lobojë tek Izraeli për të vendosur një armëpushim dhe për t’u lejuar civilëve kalimin e sigurt nga Gaza.
Yousaf ka përshkruar se si prindërit e gruas së tij – të cilët jetojnë në Dundee në Skocinë verilindore – po vizitonin familjen në Gaza kur Hamasi sulmoi Izraelin.
Ata tani janë bllokuar atje sepse kalimi kufitar Rafah në Egjipt “është bombarduar dhe tani është mbyllur”.
Ministri i parë tha se vjehërrit e tij dhe të afërmit e tyre në Gaza i kishin mbijetuar një “nate të tmerrshme” të bombardimeve, duke shtuar: “Shtëpia ku ata ndodheshin po dridhej. Fëmijët po bërtisnin teksa dëgjuan raketa që binin aty pranë”.
Yousaf tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet “t’i bëjë thirrje mikut dhe aleatit të saj” Izraelit që të prezantojë “një armëpushim të menjëhershëm” në mënyrë që të hapë një korridor humanitar që mund të lejojë njerëzit të dalin nga Gaza dhe furnizimet mjekësore të hyjnë, shkruan BBC.