0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë: Ushtria është në gatishmëri për shkak të situatës në Kosovë

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është në gjendje gadishmërie për shkak të situatës në Kosovë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ata nuk po mund të qëndrojnë të qetë dhe se janë për dialog.

“Ne nuk mund të jemi të qetë dhe jemi për dialog”, theksoi ai, shkruan Danas.

Tutje, ai ka thënë se ushtria është e gatshme të zbatojë secilin vendim të presidentit Vuçiq, duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e qytetarëve serbë në Kosovë.

“Ai tha se ushtria është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të Vuçiqit, i cili është komandant i saj i përgjithshëm, duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë, “dhe askush nuk duhet të dyshojë për këtë”, ka thënë ai më tej.

Tutje, ai ka thënë se retorika serbe për paqe dhe stabilitet nuk shpreh dobësi dhe frikë të Serbisë.

“Ai paralajmëroi se kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se është e dobët apo frikacake, sepse ushtria e saj është shumë herë më e fortë se sa ishte, por se vepron sipas urdhrave të kreut të shtetit dhe presidentit”, ka thënë ai më tej.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit