1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituoi sot pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Poligonin Ushtarak në Babaj të Bokës, ku është duke u realizuar ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë”.

I shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri Shemsi Syla, zëvendëskomandanti i FSK, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe Shefi i Stafit të SHP gjeneralbrigade Ilir Qeriqi, së bashku vizituan kampin në fshatin Deve ku janë të dislokuara njësitë e FSK- së dhe u njoftuan për rrjedhën e ushtrimit nga Komandanti i Forcave Tokësore gjeneralbrigade Hysen Dreshaj dhe nga  Komandanti i Regjimentit të dytë nënkolonel Jaser Mulla, thuhet në kumtesën për media nga Ministria e Mbrojtjes.

Më tej bëhet e ditur se Maqedonci dhe gjeneral Jashari panë nga afër operacionet e realizuara sipas skenarit dhe me këtë rast përgëzuan ushtarakët për punën dhe angazhimin profesional që kanë bërë në realizimin e ushtrimit.

“Në kuadër të këtij ushtrimi do të vlerësohen kapacitetet ushtarake të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhe Togut të mbështetjes luftarake të Policisë Ushtarake me qëllim validimin për të qenë të gatshëm në realizimin e detyrave në përmbushjen e misionit”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT), është duke ngritur kapacitetet operacionale të njësive, bazuar në misionin e tyre”, thuhet tutje në kumtesë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit