0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Ministri i Kurtit ngushëllon për nënën e Veselit: I fali vendit djem që luftuan për liri

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ai tha se e ka marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e saj, teksa shtoi se Kadri Veseli padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij

Më tutje Mehaj tha se Ajshe Veseli do të kujtohet si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Postimi i plotë:

E nderuara familje Veseli,

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.

Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.

Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

E nderuara familje Veseli, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish…

Posted by Armend Mehaj on Friday, January 7, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit