10.6 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Ministri i Jashtëm italian: Mbështesim Kievin, por nuk jemi në luftë me Moskën

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se Italia do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën, duke shtuar se “nuk është në luftë me Rusinë”.

“Ne kemi ofruar ndihmë ushtarake, politike dhe humanitare, me nëntë paketa masash. Do të presim një konferencë rindërtimi në qershor 2025, do të punojmë në një konferencë paqeje. Por ne nuk jemi në luftë me Rusinë. Çfarë autoriteti kemi për të bombarduar Moskën? Cili do të ishte kufiri “Ne duhet të jemi seriozë, duke shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm. Dhe këtë e kemi bërë që nga dita e parë,” tha Tajani në një intervistë për Corriere della Sera.

Lidhur me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell se Ukraina është sulmuar nga territori rus dhe sipas të drejtës ndërkombëtare, ajo mund të reagojë duke sulmuar vendet prej nga është sulmuar, Tajani tha se Borell po fliste në emër të tij, dhe jo në emër të shteteve anëtare që kanë legjislacion të ndryshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit