30.7 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Plani iranian për të sulmuar qytetarët izraelitë në Qipro është parandaluar

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka deklaruar se shërbimet izraelite të sigurisë, në bashkëpunim me autoritetet qipriote, kanë penguar një sulm të planifikuar nga anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kundër qytetarëve izraelitë në Qipro.

Përmes një postimi në platformën X, Saar tha se “regjimi kriminal iranian po synon qëllimisht civilët izraelitë si në Izrael ashtu edhe jashtë tij”, raporton BBC.

Ai e cilësoi pengimin e këtij sulmi si dëshmi të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Ministri izraelit theksoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë për të eliminuar, siç tha ai, “kërcënimin ekzistencial që paraqet Irani”.

Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto akuza.

Të ngjashme

Të fundit