![Ministri i Arsimit në Holandë jep dorëheqjen pas akuzave për “bullizëm” ndaj punonjësve Ministri i Arsimit në Holandë jep dorëheqjen pas akuzave për “bullizëm” ndaj punonjësve](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/06/as-600x360-1.jpg)
Ministri holandez i Arsimit Dennis Wiersma ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për sjellje të pahijshme.
Në deklaratën e tij, politikani 37-vjeçar shprehet se dorëheqja e tij ishte një vendim i vështirë. Megjithatë, ai pranoi dhe kërkoi falje se ndonjëherë “reagonte tepër” ose ishte “shumë i ashpër” me punonjësit e ministrisë.
Në muajt e fundit, media holandeze raportoi se ka pasur shumë ankesa kundër ministrit për mënyrën sesi ai i trajtonte punëtorët, disa prej të cilëve e akuzuan për dhunë fizike ose verbale. /Abcnews.al/