1.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Ministri i Abazoviqit paralajmëron shkuarjen e parakohshme në zgjedhje në tetor

- Advertisement -

Duke folur për Marrëveshjen Themelore dhe miratimin e saj në seancën e Qeverisë, Krivokapiq thekson se ishte vendim që nuk ishte marrë në përputhje me marrëveshjen për formimin e Qeverisë së 43-të, raportojnë mediet malazeze.

“Kjo mbetet e diskutueshme. Raporti [i BE-së] nuk është verifikuar. Mbetet për t’u parë nëse do ta kthejmë Malin e Zi në rrugën evropiane. Pyetja është pse nuk e shtymë deri pas raportit të BE-së. Në konkluzionet e BE-së shkruhet se ky komunitet fetar zbaton një axhendë anti-evropiane”, tha Krivokapiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas një konference për shtyp me kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në Podgoricë.

Siç tha ai, nëse nuk do të hapej çështja e Marrëveshjes Themelore, “tani nuk do ta kishim këtë format të vizitës, por shumë më të pasur”.

“Mënyra më e mirë është të heqësh dorë nga vendimet e dëmshme dhe të kalosh në axhendën që është prioriteti i BE-së”, theksoi kreu i diplomacisë malazeze.

Ai po ashtu thekson se në Mal të Zi “nuk kemi të bëjmë me krizë, kemi të bëjmë me Marrëveshjen Themelore, e cila është sulm mbi themelet e shtetit”.

Duke folur për krizën politike, Krivokapiq tha se Kuvendit mund t’i shkurtohet mandati dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme më 23 tetor së bashku me ato lokale. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit