2.4 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

Ministri Hoti: Nder dhe privilegj të bashkëkryesoj në Këshillin Shtetëror të Epopesë së UÇK-së

- Advertisement -

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti e ka cilësuar nder dhe përgjegjës të madhe që të jetë bashkëkryesues i Këshillit Shtetëror për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai ka shkruar se Epopeja e UÇK-së është lavdia që bënë thirrje në nderim dhe përkulje ndaj vlerave të luftës çlirimtare.

“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars është lavdia që na fton në nderim dhe përkulje ndaj vlerave të luftës çlirimtare. 5, 6 dhe 7 marsi janë ditët që sublimojnë rrugën plot sakrifica të popullit tonë për LIRI dhe SHTETNDËRTIM. Këto janë ditët kur Familja Jashari u kthye në simbol të përjetshëm të qëndresës shqiptare. Sakrifica epike e kësaj familje e vulosi triumfin e lirisë. Nder dhe përgjegjësi e madhe, që si Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, të bashkëkryesoj Këshillin Shtetëror për shënimin e kësaj Epopeje. Lavdi përjetë dëshmorëve të luftës!”, ka shkruar Hoti

Të ngjashme

Të fundit