Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër (e hënë)do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.
Takimi me të parën e shtetit tonë do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.
Pistorius gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga deputetët të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Pistorius do të takohet edhe me homologun kosovar, Ejup Maqedoncin.