14 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Ministri francez riafirmon mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

- Advertisement -

Ministri i deleguar për Çështjet Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që pritet të zhvillohet së shpejti.

Ministri i deleguar për Çështjet Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, ka zhvilluar një vizitë dyditore në Shqipëri në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që pritet të zhvillohet së shpejti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haddad e cilësoi këtë samit si një takim kyç në dialogun politik të kontinentit evropian.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin diskutoi mbi forcimin e lidhjeve ekonomike, politike dhe kulturore mes Francës dhe Shqipërisë, në kuadër të integrimit evropian.

Në lidhje me përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Haddad gjithashtu u takua me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ku u diskutua për:

  • Përgatitjet për ngjarjet ndërkombëtare të ardhshme, përfshirë samitin CPE.

  • Përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.

  • Dëshirën e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri francez riafirmoi mbështetjen e Francës për Shqipërinë dhe përparimin e saj në procesin e integrimit evropian.

J’ai également avec le ministre des Affaires étrangères @IgliHasani sur :
👉🏻 la préparation des prochaines échéances internationales dont le sommet de la CPE,
👉🏻 les avancées sur le chemin européen de l’Albanie,
👉🏻 notre volonté commune de renforcer nos coopérations. pic.twitter.com/N2vzBlywY6

— Benjamin Haddad (@benjaminhaddad) April 13, 2025

Vizita e ministrit Haddad nënvizon mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin aktiv të Shqipërisë në këtë proces.

Kujtojmë se Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të jetë pjesë e takimit të Komunitetit Politik Evropian, i cili pritet të zhvillohet në Tiranë më 15-16 maj.

Të ngjashme

Të fundit