26.7 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Ministri britanik i kënaqur për shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, kërkon shtensionim të situatës

- Advertisement -

Ministri i Britanisë së Madhe për Çështje Evropiane, Leo Docherty, është shprehu i kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po e forcojnë KFOR-in në Kosovë.

Sipas Docherty, shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë demonstron përkushtimin e Britanisë së Madhe ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, tha ai.

Kujtojmë se shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë e ka mirëpritur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngjashme

Të fundit