Ministri Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë

- Advertisement -
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z. Dimal Basha, realizoi një vizitë pune në terren përgjatë aksit rrugorë Kijevë–Pejë, projekt i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e qarkullimit në vend.
Gjatë vizitës, ministri u informua nga afër për ecurinë e punimeve në segmentet kryesore të projektit, duke zhvilluar takime me përfaqësues të operatorëve ekonomikë dhe mbikëqyrësit e punimeve.
Në fokus të diskutimeve ishte dinamika e realizimit të punimeve, respektimi i afateve të përcaktuara dhe adresimi i sfidave në terren.
Ministri kërkoi angazhim të shtuar nga të gjithë operatorët e përfshirë, përmbushje të plotë të obligimeve kontraktuale dhe realizim të punimeve në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
Projekti rrugës nacionale N9 Prishtinë–Pejë mbetet një nga projektet prioritare të Ministrisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen më të mirë ndërmjet rajoneve.

 

Të ngjashme

Të fundit