Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se rruga Prizren – Tetovë po fillon të ndërtohet.
Aliu ka njoftuar se sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e kësaj rruge, dhe sipas tij kontrata e parë është nënshkruar për Lot 1 në vlerë 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro.
Sipas Aliut OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.
Postimi i plotë:
Rruga 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧–𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞 po fillon të ndërtohet
Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro.
Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet.
OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.