2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ministri Aliu: Reciprociteti është thelbi i dialogut Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u deklarua lidhur me reciprocitetin me targat, për dokumente udhëtimi, ku tha se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar.

Sipas tij, ka një progres, duke përmendur faktin e një rezolute të miratuar nga BE, ku thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë më njohje reciproke.

“Njohjen e ndërsjellë e kemi futur këtë si qendër të dialogut, që është një hap tejet i rëndësishëm”, tha ministri Aliu.

Ai përmendi se njohja reciproke është thelbi i dialogut.

Takime mes kryeministrit Kurti me Lajçak, për një përpjekje për marrëveshje ka dhe do të ketë, por nuk mund të them a do të ketë, sepse është një çështje që nuk jam marrë thellësisht”, sqaroi ministri Aliu.

Lidhur me lëvizjen e lirë, për targat, tiketat, etj., ministri Aliu foli edhe për “Kartonin e Gjelbër, që, siç u shpreh ai, Kosova është afër të anëtarësohet

Tutje, ministri Aliu foli edhe për korrupsionin që po përmendet në Ministrinë që udhëheq ai, ku, sipas tij, akuzat, që po i bëjnë ndaj tij dhe të tjerëve, janë të pabaza, ndonëse përmendet raporti i auditimit, ai shtoi se këtë auditim e ka filluar vetë.

“Kemi iniciuar vetë auditimin e brendshëm si dhe komisionet tjera për të trajtuar këtë çështje”, shtoi ministri Aliu në RTK.

Ndërsa lidhur me një incizim ku përmendet emri i tij e që ndërlidhet me korrupsionin, ai shtoi se ky është i motivuar politikisht, duke sqaruar se nëse ka ndonjë fakt atëherë le të merret prokuroria me këto çështje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit