6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Ministri Aliu publikon pamje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë: Po bëjmë çmos që të përfundojë sa më parë

- Advertisement -

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka publikuar pamje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Aliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

Ai tutje ka thënë se po bëhet çmos që kjo rrugë të përfundojë sa më parë.

“Po vijojnë punimet për Rrugën Prishtinë – Podujevë. Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet. Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve.” – ka shkruar Aliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit