27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Ministri Aliu lëshoi “fshehurazi”, leje ujore mjedisore, Hoxha e quan “Mashtrues të paparë”

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se ministri Liburn Aliu, ka lëshuar fshehurazi leje ujore mjedisore.

Sipas saj, organizata të shoqërisë civile kanë bërë padi kundër ministrit Liburn Aliu, pasi ai ka lëshuar leje ujore mjedisore “fshehurazi e pa proces me komunitetin”.

Më tutje ajo ka thënë se Qeveria i ka demoralizuar të gjithë investitorët.

Hoxha shkroi në Facebook se Qeveria kështu “e ka demoralizuar çdo investitor”, duke i quajtur pushtetarët mashtrues.

Krejt agjenda e LVV në opozitë ka qenë kundër qymyrit se duhet me pas mjedis ma të mirë, e njëkohësisht edhe kundër çdo operatori të burimeve të ripërtërishme duke e demonizuar secilin akter e proces. E kanë demonizuar cdo investitor përfshi edhe ata ndërkombëtar si puna e KELKOS/Austri e sot u shërbejnë atyre kundërligjshëm dhe fshehurazi e pa transparencë për publikun”, ka shkruar Hoxha.

Deputetja Hoxha ka kërkuar që lejet si dokumente zyrtare të figurojnë në ëeb.

“Nëse i ka plotësuar kushtet operatori sipas Udhëzimit administrativ, pse nuk bon me i pa edhe ne?…”, ka pyetur deputetja.

Mes tjerash ajo i ka quajtur “MASHTRUES të paparë”, Qeverinë Kurti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10163429567779056&id=698954055&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit