Home Lajme Ministri Aliu demantohet nga Aeroporti për numrin dhe arsyen e fluturimeve të anuluara

Ministri Aliu demantohet nga Aeroporti për numrin dhe arsyen e fluturimeve të anuluara

0
Ministri Aliu demantohet nga Aeroporti për numrin dhe arsyen e fluturimeve të anuluara

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka thënë se 42 fluturime janë anuluar të mërkurën dhe të enjten si pasojë e mjegullës.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë se anulimi i fluturimeve ka ndodhur sdi pasojë e dukshmërisë nën 50 metra.

“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë divertuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri më tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është pamundësuar realizimi i fluturimeve”, ka theksuar Gara.

Sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, vetëm 12 fluturime janë anuluar gjithsej.“

Ai, në një reagim në rrjetin social Facebook të enjten, ka thënë se anulimi i fluturimeve ka ndodhur për shkak të pilotëve të pacertifikuar për përdorimin e sistemit të avancuar të aterrimit, të quajtur “ILS CAT IIIb”.

“Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash. Fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar”, ka shkruar Aliu në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version