Bleron Baraliu i cili ishte njëri prej mbështetësve më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të fundit ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti shkarkimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në Facebook, Baraliu ka kërkuar shkarkimin e Gërvallës, pasi kjo e fundit nuk e përmendi askund UÇK-në në Ditën e Çlirimit. Ai ka ftuar qytetarët t’i bashkohen në kërkesën drejtuar Kurtit.
Postimi i plotë:
Pasi shkrova një reagim të sinqertë dhe të ashpër, në fund vendosa të ju kursejë nga cilësimi për një person që as e meriton konsideratën për cilësim në vehte – dhe në vend të kësaj të ju ftoj të më bashkoheni në kërkesën drejtuar KM Albin Kurti që ta shkarkoj ministren skandaloze jo më larg se me 30 Qershor!
#UÇK #minusDonika