Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e përbashkët e dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, të pranishëm në seancë janë kabinetet qeveritare të të dyja vendeve.
Në kohën kur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj po mbante fjalimin, duket se ministrave të qeverisë Kurti nuk iu pëlqyen kritikat.
Zv.kryeministri Besnik Bislimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Donika Gërvallën, Faton Pecin e Arben Vitinë, vendosën ta lëshojnë sallën teksa i pari i AAK’së po fliste.