Home Ballina Ministrat e Jashtëm të vendeve në Procesin e Berlinit mblidhen sot në Tiranë, mes tyre Daçiç dhe Gërvalla

Ministrat e Jashtëm të vendeve në Procesin e Berlinit mblidhen sot në Tiranë, mes tyre Daçiç dhe Gërvalla

0
Ministrat e Jashtëm të vendeve në Procesin e Berlinit mblidhen sot në Tiranë, mes tyre Daçiç dhe Gërvalla

Ministria e Jashtme e Shqipërisë gjatë ditës së djeshme njoftoi se sot  në Tiranë do të mblidhen 24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit.

Ky takim i paraprin samitit të 16 tetor.

Në takim sot mësohet se do të jetë edhe ministrat e Jashtëm të Serbisë e Kosovës,  Ivica Daçiç dhe Donika Gërvalla.

‘’24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit do të mblidhen nesër në Tiranë, e premte 6 tetor 2023 në takimin e Ministrave të Jashtëm , i cili i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023. Takimi do të drejtohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani. Në të do të marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; Ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund Ministri Hasani, Ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Exit mobile version