Lajme

Ministrat e Jashtëm të BE-së, të hënën takojnë homologët nga Ballkani

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Të hënën (13 nëntor), Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së do të mblidhet për të diskutuar mbi agresionin e Rusisë në Ukrainë si dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike, raporton Klankosova.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

“Takimi do të fillojë në orën 17.30 dhe do të drejtohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, ka thënë BE-ja në një njoftim.