Disa ministra të Jashtëm evropianë i janë bashkuar korit të kritikave drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me kundërshtimin e Izraelit ndaj një zgjidhje me dy shtete.
Duke folur përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel të hënën, ministri i Jashtëm irlandez Michael Martin tha se komentet e Netanyahu ishin “të papranueshme” dhe “nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë për perspektivat e paqes”.
Netanyahu tha se dëshira e tij për kontroll të sigurisë mbi të gjithë territorin në perëndim të Jordanisë është në kundërshtim me ekzistencën e një shteti palestinez.
Por Martin tha se ky rezultat do të dëmtonte sigurinë rajonale, raporton CNN.
“Një zgjidhje me dy shtete është garancia përfundimtare e sigurisë për Izraelin dhe qytetarët izraelitë, dhe për palestinezët në lidhje me një perspektivë të ardhshme për të jetuar në bashkëjetesë harmonike”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Letonisë, Krišjānis Kariņš i quajti komentet e Netanyahut “dekurajuese”.
“Por përkundër këtyre vërejtjeve, nga ana evropiane, ne duhet të shtyjmë në këtë drejtim. Kjo është mënyra e vetme për paqen dhe të gjithë ne kemi nevojë për paqe në Lindjen e Mesme”, tha Kariņš teksa mbërriti në të njëjtin takim.