Bashkimi Evropian miratoi të martën krijimin e një fondi të BE-së për armët prej 150 miliardë eurosh.
Kjo nismë u nxit nga frika e një sulmi rus në vitet e ardhshme dhe dyshimet rreth angazhimeve të sigurisë së SHBA-së ndaj kontinentit, raporton Reuters.
Miratimi, nga ministrat e vendeve të BE-së që u takuan në Bruksel, ishte hapi i fundit ligjor në krijimin e skemës së Veprimit të Sigurisë për Evropën (SAFE), duke përdorur huamarrjen e përbashkët të BE-së për t’u dhënë kredi vendeve evropiane për projekte të përbashkëta mbrojtëse.