Home Lajme Ministrat Çeku dhe Nagavci takojnë violenistin e famshëm, Shkëlzen Dolin

Ministrat Çeku dhe Nagavci takojnë violenistin e famshëm, Shkëlzen Dolin

0
Ministrat Çeku dhe Nagavci takojnë violenistin e famshëm, Shkëlzen Dolin

Mjeshtri botëror i violinës, Shkëlzen Doli, dhe kompozitori Ruzhdi Sadiku sot u pritën ngrohtësisht në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga i pari i këtij institucioni ministror, Hajrulla Çeku, dhe nga ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Doli u përgëzua për performancat magjepsëse anembanë botës, që promovojnë artin dhe kulturën shqiptare.

Biseda përfshiu zhvillimet në peizazhin muzikor të Kosovës, duke eksploruar rrugët e bashkëpunimit për të nxitur një lidhje më të thellë të qytetarëve me botën e muzikës.

Shkëlzen Doli është një nga violinistët më të respektuar dhe më të vlerësuar aktualisht në botë. Ai është pjesë e Filharmonisë së Vjenës, që cilësohet një nga institucionet më kredibile të artit të sotëm muzikor në planin e përbotshëm.

Exit mobile version