3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Minatori me lot në sy thirrje të gjithë politikës: Leni inatet mes vete – bëhuni bashkë për ne

- Advertisement -

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, njëri nga minatorët e “Trepçës”, me lot në sy iu ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bëhen bashkë dhe t’ua plotësojnë kërkesat e minatorëve.

Nën lot, minatori vazhdoi ndaj anëtarëve të komisionit lutjet që në çështjen e minatorëve të mos bëjnë politikë por të bëhen të gjithë bashkë dhe t’iu realizohen kërkesat e tyre.

“Nëse doni që të fillojë miniera, gjejeni njeriun që punon për minierë pa dallime politike, bëhuni së bashku, nëse doni t’ua shpëtoni jetën minatorëve, sot është dita e tetë”.

“Shpëtona jetën, së pari qeveria, bëjeni një grup nga të gjitha partitë, leni inatet mes vete për çështjen e minatorëve, ejani së më shpejt, minutat janë në pyetje, jo orët, ejani me neve, shkojmë drejt prej këtu, do t’i shohim minatorët”, tha ai.

Më tej, minatori tha se nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme, në minierë mund të ndodhë edhe tjetër çka.

“E përgjegjësinë kush e merr, atëherë nuk na vyen as përgjegjësia kur shkon jeta e minatorëve. Ju kisha lutë edhe një herë, bëhuni së bashku të gjithë prej këtij momenti”.

“Minatorët kanë dhënë vota, e dimë kush është qeveria, por lëreni politikën dhe ejani sa më shpejt, po iu bëjë kërkesë shpirtërisht dhe plotësoni këto kushte se janë shumë sociale”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit