26.2 C
New York
Saturday, July 19, 2025

Buy now

Minatorët thonë se pushteti nuk i mbajti premtimin

- Advertisement -

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar pak kohë më parë.

Ndryshe, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me shtatë nëntor ka raportuar para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

Madje, Rizvanolli po ashtu ka komentuar edhe grevën e urisë nga minatorët e minierës, duke thënë se kjo grevë nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte si “nuk ka pasur këshill grevist siç parashihet me ligj dhe se nuk ka pasur informata lidhur me organizatorët e grevës, numrin e saktë dhe gjendjen shëndetësore të tyre”.

“Greva nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte kyçe, duke përfshirë këtu që nuk ka pasur informata në lidhje me organizatorët e grevës, me numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore  prej secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë. Për bordin ka qenë pak situatë e vështirë pasi që nuk ka pasur një këshill grevist siç parashihet me ligj,  I cili do të ishte i autorizuar për të përfaqësuar këndvështrimet dhe qëndrimet e punëtorëve”, ka theksuar Rizvanolli.

Të ngjashme

Të fundit