12.6 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Minatorët në Kishnicë pa rroga – greva vazhdon, menaxhmenti hesht

- Advertisement -

Në prag pensionimi, po detyrohen të kërkojnë pagën.

Flotistët e minierës së Kishnicës po shënojnë një javë qëkur kanë nisur grevën, për pagat që ka dy muaj që nuk i kanë marrë.

Ndonëse i lënduar në vendin e punës, Mexhid Zeka në këtë gjendje, po qëndron bashkë me grevistët e tjerë.

Kryeshefi erdhi javë e kaluar, na tha që pagat dalin të hënën ose të martën, pagat s’janë askund.  Pagat në Trepçë i qiti, te ne jo, edhe pse ne një jemi. Fëmija spo pyet në fund të muajit kush është kryeshefi. 41 vjet pune po i bëj këtu; e sot mos me pas çka me i qu fëmijës tek shtëpia boll shtirë, deklaroi Zeka.

Njësoj shprehen edhe pompist të tjerë të cilët, qëndrimin mbi grevën e kanë të prerë.

Punoj nga viti 87 e sidomos këta tre muajt e fundit, kanë qenë tepër telash, kemi diskriminim të pagave. Muajin e kaluar kur dolën në Trepçë, kryeshefi rrogën e morri e ne jo. Nuk kemi me politik, ne jemi hallexhi që po kërkojmë atë që na takon. Edhe me ardh në punë prej Vushtrrie po ka harxhime e tash edhe fundi i mujit, na ende tu kërku pagë të prillit. Grevën se ndalim pa dalë rrogat, u shpreh  Krasniqi.

Por Krasniqi konsideron se pagat do mund të ekzekutoheshin nga asetet që miniera e Kishnicës posedon.

Politika s’po na intereson, jemi vetëm për prodhim. Kanë mundësi me i bo sepse ka steril me mijëra tona që mund të shitet por këtu është çështje e përfitimit të qeverisë, kryeshefave sepse nëse vetëm pak mbetje me shit, pagat sigurohen me vite, deklaroi Krasniqi

As këtë herë, televizioni nuk ka pranuar përgjigje në pyetjet e adresuara ndaj kryeshefit të Ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti.

Megjithatë, Dukagjini merr vesh se i njëjti ka ftuar në takim kryetarin e sindikatës së Minierës së Artanës, e cila gjithashtu, i është bashkuar grevës. /Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit