Lajme

Minatorët e ShBA-së kërkojnë zgjidhje për minatorët grevistë të Trepçës

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Minatorët e minierës së “Trepçës” janë në grevë tash e gjashtë ditë, ku disa prej tyreve iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Që nga data 24 tetor minatorët po qëndrojnë në grevë, ku janë shprehur të bindur që do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, këta minatorë sot, janë mbështetur nga Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UNWA).

UNWA ka konsideruar se gjendja është tragjike, kur punëtorët që rrezikojnë jetën e tyre për të mirën e Kosovës janë të detyruar të jenë në grevë.

“UMWA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPCES-it të cilët janë në grevë urie në TREPCE KOSOVË që nga 24 tetori 2023. Është një gjendje tragjike kur punëtorët që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mirën e vendit të tyre janë të detyruar të drejtojnë një grevë urie për të siguruar një marrëveshje të drejtë kolektive që ofron dinjitet, një mjedis të sigurt pune, përfitime jetike shëndetësore dhe kompensim të drejtë për shërbimin kritik që ata ofrojnë”, thuhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu, UNWA ka kërkuar që kjo situatë sa më parë të zgjidhet dhe të ketë drejtësi për grevë.

“UMWA ju lutet që të bëni gjithçka në fuqinë tuaj për të zgjidhur me shpejtësi dhe drejtësi këtë grevë, duke u siguruar që këtyre minatorëve t’u sigurohet siguria, siguria dhe dinjiteti që kanë fituar! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të TREPCES dhe lutemi për zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të kësaj greve!”, thuhet mes tjerash në reagim.

Minatorët kanë hyrë në grevë si shenjë proteste për vonesat që po u bëhen në ekzekutimin e pagave.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.