Edhe katër dit kanë mbetur deri në fillimine muajit të fundiot të këtij viti por pagat për një shtres të punëtorve ende nuk janë ekzekutuar.
Bëhet fjalë për minatorët e ndërmarrjes, “Trepça”.
Ndonëse në fillim të nëntorit, marrëveshja e arritur mes disa deputetëve të mazhorancës dhe një përfaqsuesit të Ministrisë se Ekonomisë, ishte që greva të ndërpritet e pagat të iu ekzekutohen jo më larg se data 10 e çdo muaji.
Një pjesë e pagës së tetorit ende nuk ka dal për këta punëtorë, andaj sindikata e punëtorëve po shprehen se marrëveshja është prishur.
Të njëjtit po paralajmërojnë masa duke mos përjashtuar grevat e protestën.
“Po ende po presim reflektim të marrëveshjes. Nëse vazhdon të shkelet marrëveshja, atëhere ne do të ndërrmarim masa si sindikat ashtu sic parasheh ligji për organizimin sindikal. Nuk përjashtohen greva dhe protesta. Minatorët po ndihen të tradhëtuar dhe ne nuk e pranojmë tradhetinë, do të luftojm për të drejtat tona. Kemi derguar edhe email tek bordi por nuk kemi marr një përgjigjje. Secili në nivel menaxherial duhet të mbajë përgjegjësin që i takon”, ka thënë Ibrahim Jonuzi-Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës”.
Por këtë po e mohojnë ata që ishinë pjesë e marrëveshjes.
Deputeti nga mazhoranca, Halil Thaçi për televizionin Dukagjini ka thënë se pagat do të ekzekutohen të hënën.
“Jo marrëveshje është duke u zbatuar, por sigurisht që don kohë. Pagesat sigurisht që do t’ju dalin në fillim të javës(me sa kam informata), keni parasysh që Trepça nuk ka punuar plot 10 ditë dhe sigurisht që është një ngecje. Pagat dalin në fillim të javës sigurisht dhe kthimi i atyre që janë suspenduar do të ndodhë me ardhjen e kryeshefit të ri, kompetenc e kryeshefit është marrja e vendimeve gjë të cilen nuk e ka ai aktual”, ka deklaruar Halil Thaçi-Deputet i Vetëvendosjes.
E ndonëse ndërmarrjet publike do të duhej të ish në asete zhvillimore për Kosovën ato janë kthyer në një barrë, thonë ekspertet e fushës së ekonomisë.
“Aspekti ekonomik në Kosovë është shndërruar në një eksperiment të rrezikshëm situate e dominimit të agjendës politike po i ngulfat shumë procese ekonomike. Në vend që ndërmarrjet publike të jenë në funksion të zhvillimit janë ba barr e shtetit”, ka thënë Safet Gergjaliu-Ekonomist.
Njëra nga pikat e marrëveshjes ishte edhe largimi i U.D së Kryeshefit ekzekutivë të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, konkursit për këtë pozitë tashmë është hapur.