Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, është mjaft e ndjekur nga fansat e muzikës së saj në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Papafingo” ka pozuar e veshur me një fustan të gjatë plot shkëlqim, ku është dukur mjaft elegante.
Dekolteja e hapur te pjesa e gjoksit, bëri që këngëtarja të duket njashtu edhe provokuese me këtë paraqitje.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin dhe linjat e saj.
Mimoza përndryshe është e martuar me këngëtarin dhe producentin Shkumbin Kryeziu, me të cilin ka dy fëmijë: Rozafën dhe Bojkenin.