22.9 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Mimoza Kusari paralajmëron padi ndaj atyre qe thanë se ajo pati komunikim me Milan Radoiçiqin e Listën Serbe

- Advertisement -

Kryetarja e Alternativës njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari, ka komentuar pretendimet se ajo është ura lidhëse midis LVV-së dhe Listës Serbe që t’ia sigurojë votat e deputetëve serbë kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut.

Deputetja Kusari ka paralajmëruar padi për deputetët e ish-opozitës të cilën e kanë kritikuar atë për komunikim që ka pasur me të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Absolutisht e pavërtetë, shpifje e pabazë. Unë i inkurajojë që ata të dalin me fakte për çfarëdo komunikimi që ata i referohet dhe do të ballafaqohemi në gjykatë me këto aludime e me këto shpifje. Ndërsa, sa i përket rrethanave aktuale me krejt këtë bllokadë që ata (ish-opozita) po ia bëjnë shtetit të Kosovës e qytetarëve të Republikës më të vërtetë është një moment në të cilin duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë që e kanë marrë apo t’ia kthejnë mandatin atyre që ia kanë dhënë d.m.th votuesve”, ka deklaruar ajo.

Kusari ka akuzuar deputetët e ish-opozitës për koordinim me Listën Serbe.

‘’Kjo çështja me Listën Serbe është banalizuar skajshmërisht. Të vetmit që votojnë njëjtë me Listën Serbe janë po këta që po na akuzojnë. Kemi parë, votimi i njëjtë apo mos pjesëmarrja e njëjtë e Listës Serbe është me PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismës. Kjo është absurd që vazhdimisht të përmendet e të thuhet kur dihet ose shihet qartazi se nuk ka asnjë komunikim me Listën Serbe. Lëre se nuk ka asnjë komunikim, por Lista Serbe në mandatin e Qeverisë Kurti 2 ka qenë më së paku ndonjëherë në historinë institucionale prej se kur janë formuar pjesë e institucioneve, vetëm një vit. Do të thotë nga katër vite të mandatit të plotë vetëm një vit kanë qëndruar dhe në vitin 2022 kjo strukturë e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje”, ka thënë ajo për RTV21

Të ngjashme

Të fundit