6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mimoza Kusari mesazh Myftiut Tërnava për ligjëratën e Bajramit: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar

- Advertisement -

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, të enjten.

Ajo ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe të drejtën e personave të komunitetit LGBT për regjistrim civil.

Kusari-Lila tha se subjektet politike kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut pa dallim duhet të bashkëpunojnë.

Ajo përmendi myftiun e Kosovës Naim Tërnava i cili ka përmendur publikisht kundërshtimin e Kodit Civil.

Kusari-Lila tha se Kosova është shtet demokratik që respekton të gjitha komunitetet, duke thënë se bashkësitë fetare nuk mund t’ia imponojnë Kuvendit orientimin fetar.

“Siç ka ndodhur me myftiu në  faljen e Bajramit dhe përmendjen e ligjeve në Kuvendin e Kosovës. Është hera e parë që në mënyrë publike myftiu hynë drejtpërdrejtë në çështje që kanë të bëjnë me kompetencat e legjislativit që është i ndarë me kushtetutë me bashkësitë fetare. Kuvendi i Kosovës me ligjin për bashkësitë fetare nuk munden me ia imponu Kuvendit të Kosovës orientimin fetar”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit