Burim Ramadani ka komentuar listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për votimet e 9 shkurtit.
Ai tha se Kurti jashtë Kosovës ka thënë “yes” e brenda Kosovës “jo”.
Për Donika Gërvallën tha se “shpreson që sëpaku do t’i mësojë flamujt e shteteve”.
Ndërkaq, për Mimoza Kusari-Lilën tha se përkundër skandaleve të bisedave me Radojçiqin është në numër mbi Saranda Bogujevcin.
“Mimoza Kusari fatketqisht është mbi Saranda Bogujevcin, Mimozën që kohën kur kërsit skandalet e telefonatave me Radojçiqin”, tha ai ne T7.
“Është lista që një pjesë e madhe janë deputetë aktualë që publiku nuk i njeh, as çka përfaqësojnë. Nuk i kam ni kurrë t’u fol”, ka thënë Ramadani.