17.5 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Milot Rashicën e duan në Gjermani

- Advertisement -

Milot Rashica mund të rikthehet në futbollin gjerman.

Ylli kosovar kishte luajtur në Bundesligë në të kaluarën, ndërsa më pas pati eksperienca në Angli dhe në Turqi.

Gazetari turk, Safak Malatya raporton se klubet elitare gjermane ia kanë vënë syrin yllit të Besiktasit.

Gjithnjë sipas gazetarit turk, interesimin më serioz për përfaqësuesin kosovar e ka shfaqur Borussia Monchengladbachu.

Futbollisti anësor mund të rikthehet kështu në Bundesligë pas katër vjetësh.

Ai ishte transferuar nga Werder Bremeni në Norwich Ciy në vitin 2011, para se ta provonte Superligën turke, fillimisht si huazim në Galatasaray e më pas tek ekipi tjetër nga Stambolli, Besiktas, pjesë e së cilit është edhe sot.

28 vjeçari i ka zhvilluar 41 ndeshje në këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 12 asistime me Bardhezinjtë.

Vlera e tij në treg sipas faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Transfermarkt, është 7,5 milionë euro.

Sulmuesi i krahut ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027, por palët mund të ndahen në këtë verë nëse në adresë të vushtrriasit arrin një ofertë e kënaqshme.

Të ngjashme

Të fundit